Pasditen e sotme, në një lokal në Selitë, V.SH., ende i paidentifikuar ka qëlluar disa herë me armë zjarri Edmond Papën. • Si pasojë e plumbave të marrë, Papa, 49 vjeç, u dërgua me urgjencë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. • Atje ndërroi jetë disa minuta më pas. • Policia ka dhënë detajet e para lidhur me ngjarjen, por ende nuk dihet se si dhe përse ka ndodhur atentati dhe motivi i tij.

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me atentatin e ndodhur sot në Tiranë. Në njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen, Policia ka bërë me dije se V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Por ende nuk dihet se si dhe përse ka ndodhur atentati dhe motivi i tij.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë –  Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Edmond Papa, 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.