Një automjet është përfshirë nga flakët në by-passin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në pjesën e rrugës në fshatin Xibër-Murrize.

Automjeti tip “Audi” ka marrë flakë në malore duke u shkrumbuar totalisht. Burime nga vendi ngjarjes thanë se brenda mjetit nuk ka patur asnjë person pasi fatmirësisht kanë arritur të dalin.

Ndërkohë, në vendngjarje nuk ka mbërritur ende as policia.

Ardit Murataj