Pas deklaratës së Artan Lames lidhur me audiopërgjimet pas zgjedhjeve të 2017 ku tha se nuk mund të rrezikonte që qytetarët të kalonin nga pala tjetër duke iu dhënë përgjigjie negative për legalizimet, vjen reagimi nga PD ku publikohet një video si provë për të treguar se me urdhrin e Edi Ramës legalizimet janë kryer për qëllime elektorale.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi videon në Facebook ku krahas shkruante se legalizimet falas ishin një mashtrim dhe nisja e akteve korruptive e anti-demokratike dhe se është provë për tu vënë para drejtësisë.
Reagimi i PD:
Këmbëngulja e Artan Lames për t’i cilësuar shqiptarët si mish për top, është një tjetër provë se me urdhër të Edi Ramës, administrata dhe legalizimet janë përdorur për qëllime elektorale në masakrën zgjedhore. Këtë e thotë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët që pas mashtrimit për legalizime falas, u përballën me dhunën dhe gazin lotsjellës me të cilin u dëbuan nga pronat e tyre. Ky krim zgjedhor, si një hallkë në zinxhirin e veprimeve korruptive dhe anti-demokratike, është një tjetër provë në duart e drejtësisë e cila nuk mund të mos veprojë, sidomos kur shkelësit e saj sfidojnë publikisht atë dhe shoqërinë shqiptare me qëndrimet e tyre anti-ligjor