Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur për audiopërgjimin e publikuar për fundmi për “21 janarin”, u shpreh se ky është një manipulim i Ardi Veliut dhe se organizatori kryesor është Edi Rama.
“Është një manipulim dhe falsifikim, njëlloj si shiriti i 21 janarit ku u tha se Sali Berisha ishte i implikuar në problemin e hidrocentralit. Është gjithçka krijesë e Ardi Veliut. Theksoj se 2 janari përbën një nga ngjarjet ë tragjike, përpjekjen për një grusht shteti nga ata të cilët i kam denoncuar me kohë. Qeveria e SHBA ka insistuar në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës.
Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori ndonëse u thirr për të dëshmuar. Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale e organizmit të asaj dhune. Është i faktuar si organizator. Pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Berishës. Është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare, dhe janë dhënë dënimet e njohura deri tani, por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them lëri ato, hajde hiq imunitetin dhe shko dëshmo për organizmin e puçit. I solli si mish për top”, tha Berisha.