Erion Murataj PSD

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë me dije sot që po sjellin një bashkëpunim të ri muzikor. Pjesë do jetë edhe Flori, megjithëse jo fizikisht, por me zërin e tij të regjistruar para se të ndërronte jetë.

“PO VJEN… S. F. L”, shkroi Aurela pak më herët, ndërsa në foto shfaqet ajo me Stine, e në sfond, emri i Florit në një led të madh.

Aurela tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90. Klipi del shumë shpejt dhe sigurisht fansat e DR.Florit janë gëzuar më së shumti.

Si pa kuptuar kanë kaluar 7 vite pa Dr Florin, i cili ndërroi jetë papritur duke lënë pas një boshllëk të madh tek të afërmit e tij.


Ai kujtohet pothuajse çdo vit nga anëtarët e grupit West Side Family si dhe nga miqtë e tij më të ngushtë si Aurela Gaçe dhe Ermal Mamaqi.