Një sulm më armë zjarri është rregjistruar në një sinagogë(objekt kulti) në kryeqytetin austriak,Vienë.
Ministria e Brendshme e Austrisë ka raportuar se deri më tani kanë vdekur disa persona si edhe janë plagosur disa të tjetër. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar perimetrin e sinagogës e herë pas here i bën thirrje qytetarëve të largohen nga vendi.
Kjo kërkesë vjen pasi policia po i përgjigjet një incidenti të madh në qendër të qytetit.
Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.