Ndërron jetë njëri prej të lënduarve nga shpërthimi i autobotit në pikën e karburantit në Durrës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

35-vjeçari Elvis Prendi mori dëmtime të rënda dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të shumta.

Fatkeqësisht, Prendi ka ndërruar jetë në spital.

Zjarri që përfshiu autobotin në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike./abcnews.al