Një tragjedi e rëndë ndodhi në Meksikë, ku 11 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën pas një aksidenti të rëndë.
Ngjarja ndodhi në shtetin e Oaxaca, kur një autobus, që po udhëtonte nga kryeqyteti Meksiko City drejt qytetit Tehuantepec, doli nga rruga dhe ra në një shkëmb.
Aksidenti ndodhi afër fshatit Santo Domingo Naro, por ende nuk janë zbardhur shkaqet e plota të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i autobusit.
Dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në spital për trajtim të specializuar. Ky aksident është pjesë e një serie tragjedish që ndodhën dje, ku gjithsej 25 njerëz humbën jetën në dy aksidente të ndodhur me autobusë.
