Katërmbëdhjetë persona humbën jetën dhe 16 u plagosën pasi një autobus që transportonte dhjetëra pelegrinë nga India u ra në një lumë në Nepal, sipas autoriteteve,

Ky është aksidenti i dytë brenda një muaji. Autobusi nga qyteti fqinj indian i Gorakhpur, i cili shtrihet në kufirin e Nepalit, po shkonte drejt Katmandu nga Pokhara kur doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi në autostradën Prithvi, pranë Abukhaireni, një qytet rreth 120 kilometra (75 milje) në perëndim të kryeqytetit, Katmandu.

Katërmbëdhjetë nga 29 pasagjerët u gjetën pa ndjenja dhe u dërguan me urgjencë në spitalet aty pranë.

/abcnews.al