Ai është bllokuar në kabllot elektrike dhe ato të internetit të cilat ndodhen në një lartësi shumë të ulët nga toka duke u bërë pengesë për mjetet e larta.
Pasi ka marrë para kabllot autobusi ka ecur për disa metra duke dëmtuar edhe shtyllën e ndriçimit ku ato ishin të vendosura.
Udhëtarët të tmerruar nga frika e kontaktit me energjinë elektrike kanë zbritur menjëherë nga autobusi.
Kabllot janë një problem i vjetër në qytetin e Lezhës pasi qëndrojnë të varur më çdo zonë duke u kthyer në problem për qytetarët.