Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku raportohet se urbani i linjës së Unazës është përplasur me një mjet dhe të dy kanë përfunduar në Lanë.
Ngjarja ka ndodhur pranë kinema “Agimi”, ku autobusi është përplasur me një mjet dhe për pasojë ka rënë në lumin e Lanës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Newsbom.al automjeti ka përfunduar poshtë autobusit.
Bëhet me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë qenë të makina që vijon të jetë e përmbysur në Lanë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
“Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim.