Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin në Fier ku i riu me iniciale O.H., ka dalë nga rruga dhe ka pësuar lëndime në trup.

Po ashtu një tjetër aksident ka ndodhur ku autobusi është përplasur me makinën e policisë ku kanë mbetur të lënduar 3 të mitur.

 Njoftimi i policisë:

Fier/Informacione paraprake -Rreth orës 08:00, në fshatin Çerven, shtetasi O. H., 23 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga. 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

-Rreth orës 08:30, në vendin e quajtur “Rotondo Sheqit”, automjeti tip autobus me drejtues shtetasin M. S., është përplasur me automjetin e policisë bashkiake me drejtues shtetasin M. J.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi M. J., dhe tre pasagjere të mitura që udhëtonin me autobus, 16 vjeçe, 15 vjeçe dhe 14 vjeçe, të cilat po kryejnë ekzaminimet mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve.