Automjetet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë përmes Krimesë, sipas një video të publikuar nga Roja Kufitare e Ukrainës.

Është e paqartë se nga cili vendkalim kufitar hyjnë automjetet në Ukrainë – Chongar në lindje ose Kalanchak në perëndim.

Më herët këtë mëngjes, një video e drejtpërdrejtë nga kalimi kufitar i Bjellorusisë tregoi një kolonë trupash dhe automjetesh ushtarake që kalonin në Ukrainë. Videoja është xhiruar rreth orës 6:48 të mëngjesit me kohën lokale në vendkalimin midis Senkivka, Ukrainë dhe Veselovka, Bjellorusi.

Roja Kufitare e Ukrainës tha për CNN në një deklaratë më herët se kufijtë e tyre u sulmuan nga Rusia dhe Bjellorusia, “me përdorimin e artilerisë, pajisjeve të rënda dhe armëve të vogla”. /abcnews.al/