Një furgon mallrash është përfshirë nga flakët pranë fshatit Mullet, në autostradën Tiranë-Elbasan.

Burimet bëjnë me dije se furgoni ka marrë flakë në pjesën e motorit, ndërsa shkak dyshohet se është një defekt teknik.

Ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe siç shihet nga pamjet e siguruara nga ‘Faxweb’, qytetarët janë duke u munduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

(R.G/Faxweb.al)