Do të jap detajet e nje dëshmitari që po mbrohet nga policia. Në momentin që është goditur, Everesti ka ndaluar sepse ka menduar se është një aksident. Ose është përdorur pistoletë me silencator ose armët e shkurtra. Është qëlluar me 15 plumba dhe kanë dashur të jenë të sigurtë që ka ndërruar jetë. Rezulton që autori i dyshuar i ngjarjes është një person i njohur i zonës. Aty jashtë është një person, emrin nuk mund ta zbuloj dot, sepse është dëshmitar që policia e konsideron të rëndësishëm. Ai thotë, personi që ka dalë është një person i mbushur, jo shumë i gjatë dhe i ka lëvizur në mënyrë precize. Ka qëlluar dhe më pas është larguar pa shkëmbyer asnjë fjalë. Dëshmitari ka dhënë një identitet dhe policia ka një panoramë si është vrasësi.

