Banorët e Bërxullës në Tiranë, kanë dalë në protestë për autostradën që pritet të lidhë Thumanën me Fierin. Ata deklaruan për mediat se nuk do të lejonin vazhdimin e projektit pa u bërë sqarimi i tyre lidhur me kompensimin e vlerës së tokave që u bllokohen nga ndërtimi i kësaj autostrade.

“Pjesa më e madhe e këtyre banorëve që janë këtu, jetojnë meato toka. Merren me bujqësi dhe blegtori dhe ashtu ushqejnë familjet. Sot që flasim këto toka dalin jashtë sistemit sepse aty rruga është e mbyllur, nuk ka rrugë dytësore apo lidhëse. Po fëmijët ku do shkojnë, si do i ushqejmë?
Ne kërkojmë nga shteti që tëvijë të bëjë vlerësimin e drejtë të pronave tona. Ne kemi kundërshtim për problemin e vlerës së tokës që është zero për ne. Në rast se këta janë sic janë sot, ne jemi shumë më shumë, nuk do kenë mundësi ta ushtrojnë projektin pa ardhur përtë folur me ne”
– u shpreh një prej banorëve.