Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një aeroplan i vogël u përplas me një autobus në një rrugë të ngarkuar në Sao Paulo mëngjesin e sotëm (me orën lokale), tha departamenti lokal i zjarrfikësve.
Të dy trupat u gjetën të djegur në bordin e avionit Beech F90 King Air që ishte nisur nga Sao Paulo për në qytetin e Porto Alegre në Brazilin jugor, sipas autoriteteve lokale.Aeroplani u rrëzua në Marques de São Vicente Avenue dhe goditi autobusin, tha departamenti i zjarrfikësve.
“Fatkeqësisht e nisëm ditën me këtë aksident tragjik avioni”, shkroi në rrjetet sociale guvernatori i Sao Paulos, Tarcisio de Freitas, duke shtuar se viktimat ishin piloti dhe bashkë-piloti i avionit. “Vlen të theksohet aksioni i shpejtë i zjarrfikësve, të cilët brenda pak minutash kanë shuar flakët dhe kanë penguar që kjo tragjedi të bëhet edhe më e madhe.
Sipas zjarrfikësve, një grua që udhëtonte në autobus dhe një motoçiklist i cili u godit nga hekurat e mjetit janë dërguar në spital. Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)