Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka njoftuar mbrëmjen e sotme se fluturimet u pezulluan për rreth 2 orë pas incidentit me avionin që drejtohej nga një shtetas zvicerian. 

TIA thotë se një avion me 4 persona në bord, 2 të rritur dhe dy fëmijë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë dhe fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Më tej, TIA bën me dije se avioni u zhvendos nga pista dhe kanë rifilluar fluturimet pas rreth dy orëve pezullim.

Njoftimi:

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se në orën 16:15 të datës 28 Shtator 2021, një avion i vogël model Beechcraft me regjistrim zviceran HB-EFH, me 4 persona në bord, dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë.

Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta.

Fluturimet rifilluan.

TIA mbetet në dispozicion të çdo pasagjeri dhe falenderon të gjithë udhëtarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.