Erion Murataj PSD

Kanë persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u përplas me linjat e energjisë elektrike dhe u rrëzua në rrugë duke shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në Illinois, SHBA.

Dy burra dhe dy gra në bordin e aeroplanit me një motor humbën jetën, thanë autoritetet.

Avioni u përplas me një sërë linjash të energjisë elektrike përpara se të binte drejt tokës, konfirmoi Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

Vendasit dëgjuan shpërthimin e madh në momentin e rrëzimit.

Administrata Federale e Aviacionit dhe NTSB do të kryejnë hetimet lidhur me ngjarjen.

Ky aksident fatal ishte i dyti në 48 orët e fundit. Më herët një tjetër aeroplan u rrëzua në lumin Nebraska ku si pasojë humbën jetën tre persona./vizionplus