Avokatët nga të gjitha qytetet e vendit janë mbledhur sot para KLGj-së për të protestuar për kërkesat e tyre mbi hartën e re gjyqësore.
Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia, u shpreh se harta e re gjyqësore rëndon në xhepat e qytetarëve dhe se këtë çështje, do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.
Maks Haxhia: Harta e re gjyqësore rëndon xhepat e qytetarëve. Këtë çështje do e çojmë në gjykatën Kushtetuese. Ne nuk vendosim vija të kuqe, jemi intelektualë dhe profesionistë. Ne kemi propozuar rezultate bindëse dhe mëse të realizueshme. Ne nuk bëjmë protestë për të treguar forcën tonë.
Ne kemi një kuadër ligjor. Ju siguroj që çdo hap që kemi hedhur është në konform legjislacionit. Pavarësisht se ia kemi të qartë edhe ministrit, çdo për përpjekje për të kufizuar profesionin tonë është e dështuar.
Kujtojmë që avokatët prej një muaji kanë bojkotuar seancat gjyqësore për shkak të kundërshtimit të hartës së re gjyqësore, pasi sipas tyre do të sjellë kosto për qytetarët.