Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë ka njoftuar se ka vendosur që të bojkotojë pa afat seancat gjyqësore.

Ky këshill ka vendosur që të bojkotojë të gjitha seancat gjyqësore, përfshirë këtu edhe masat e sigurisë për 10 ditë.

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë vendosi ditën e sotme:

1. Bojkotimin e të gjitha proceseve gjyqësore, përfshirë edhe masat e sigurimit për 10 ditë.Për të gjithë grevë thyesit janë parashikuar ndëshkime. 

Mësohet se bëhet fjalë për një bojkot total të avokatëve ndaj gjykatave, që pritet të sjellë edhe paralizim të gjyqeve dhe tejkalime të afateve të arrestimeve.

Theksojmë se ky vendim vjen, pasi avokatët prej disa ditësh vijojnë të kundërshtojnë hartën e re gjyqësore, pasi sipas tyre cënon rëndë aksesin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe rrit ndjeshëm kostot.