Dorian Matlija, avokati i familjes Durda, ka folur për mediat pas vendimit për shtyrjen e seancës ndaj Fatmir Meduit në GJKKO. Familja Durda ka kërkuar që të bëhet pjesë e procesit, por GJKKO nuk ka pranuar.

Avokati Matlija u shpreh për mediat se kjo është shkelje nga ana e gjykatës dhe sipas tij ligjji e bënë të qartë që duhet të bëhen palë e procesit. Më tej akovati sqaroi se ende nuk ka një arsye përse nuk po bëhen pjesë e procesit, ndërkohë që hodhi akuza ndaj Gjykatës së Posaçme se ‘nuk i do nëpër këmbë’ familjarët.

“Sot gjykata vazhdoi me të njëjtën mënyrë duke mos na lejuar të jemi pjesë e procesit. Kërkesa vinte nga 6 persona, të gjithë me statusin e personit që kanë humbur një familjar të tyre, 4 janë plagosur rëndë, janë të dëmtuar të shumëfishtë. Gjykata nuk e mori në konsideratë, vazhdoi duke thënë se e kemi thënë herën e kaluar që s’do behën pjesë. Një vendim të zbardhur nuk ka. Ende nuk e dimë pse nuk jemi pjesë e procesit, ligji e thotë qartë që duhet të jemi. Është ende e kuptueshme përse po vepron në këtë mënyrë situata. Arsyeja që më vjen ndërmend është se nuk do që ky proces të hyjë në detaje, kemi studiuar dosjen që prej 15 vjetësh, gjykata mesa duket do që t’i bierë shkurt çështjes dhe nuk ka do nëpër këmbë. Është e disata herë që ndodh. ”, u shpreh Dorian Matlija, avokati i familjes Durda.

Ndërkohë e pranishme në ambjentet e FJKKO ka qenë edhe Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar nga shpërthimi i Gërdecit, ku dhe ka pasur një debat me gjyqtaren e çështjes në GJKKO. Durda ka kërkuar drejtësi teksa thotë se ka 15 vite që endet gjykatave.

“Dua drejtësi për fëmijën tim. Kam 15 vjet që endem dyerve të gjykatave. Fëmija im 7 vjeç nuk i njihte predhat. Fëmija im sot ha bar”, ka thënë ajo.