Ai konsiderohej akoma i mitur në atë kohë, por, kjo gjë nuk e pengoi që ai të bëhej me fëmijë. Fjala është për tekstshkruesin kosovar, Fadil Topalli, i cili baba për herë të parë u bë që në moshën 16 vjeçare, duke e pagëzuar vajzën e tij me emrin Princesha, shkruan Syri Kosova.
I ftuar në emisionin ‘N’05’, Topalli tha se ishte në shkollë, në orën mësimore, kur i treguan se është bërë baba. Madje, ai zbuloi se përse e quajti vajzën Princeshë.
“E quajta Princeshë, sepse, kur ta thërrasë burri i saj dhe vjehrra, me “u kall” prej inati”!