Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njofton se një vrasje ka ndodhur dje në fshatin Vraneshnicë të Kërçovës.
Sipas policisë, djali 25-vjeçar ka therur me thikë babanë 48 vjeç, që më vonë ka ndërruar jetë në spital.
“Më 16.06.2021 në fshatin Vraneshnica të Kërçovës, zyrtarët policorë të SP Kërçovë kanë privuar nga liria A.K (25), për shkak të dyshimeve se rreth orës 20:30, në shtëpinë e tij me thikë i ka shkaktuar lëndime të atit të tij J.K (48), i cili më vonë ka humbur jetën.
Pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se rasti ka ndodhur pas një përballje fizike ku viktima me pushkë ka kërcënuar birin e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Publike dhe me urdhër të tij, trupi është dërguar për autopsi. Gjatë mbikëqyrjes së vendit të ngjarjes, janë gjetur edhe pushkë e armë të tjera.
Faxweb