Babai i Nënkomisarit të Lezhës, të vrarë në krye të detyrës ka rrënqethur me fjalët e tij gjatë kohës që po kryhen nderime për Saimir Hoxhën nga kolegë, familjarë dhe figura të vendit, duke thene se nuk i ka mbetur me asnje motiv per te jetuar. Homazhet po kryhen në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Mësohet se 44-vjeçari i vrarë nga Aldi Rama ishte babai i dy djemve të mitur, vetëm 1 dhe 3 vjeç.

44-vjeçari ishte vëllai i vetëm mes tre motrave, njëra prej tyre kryegjyqtare e Pukës, Flutura Hoxha. Sot gjatë ceremonisë, është i pranishëm edhe babai i tij 85-vjeçar, i cili mësohet se ka thënë: Nuk kam më motiv për të jetuar, s’ka më fjalë të më ngushëllojë.

Saimir Hoxha u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, pasi e kishin ndaluar për ta shoqëruar. Hoxha ndërroi jetë rrugës për në spital, duke mos u mbijetuar plumbave të marrë në fyt dhe në zemër.