Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për çështjen “Babale”. Në fillim të seancës, Salianji kërkoi përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri me argumentin se:

“Kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri. Ka papajtueshmëri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallë të parë dhe më pas këtë ankim e drejtuam në Gjykatën e Lartë, ku çështja u shqyrtua nga gjyqtari Sokol Sadushi. Ky i fundit bashkëshort i Edlira Petrit, që po gjykon çështjen në apel”

Deputeti u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ndërsa u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.