Kreu i Këshillit Kombëtar te PD, njëherazi edhe deputet, Edi Paloka ka reaguar menjëherë pasi Partia Socialiste propozoi kandidat për president, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj.
Paloka tha se nuk do të votojnë asnjë kandidat të Ramës, teksa tha se deputet e opozitës do të jenë në sallë dhe do të votojnë kundër.
Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim te Këshillit Kombater për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetet tanë do të jenë në salle per te votuar kundër kandidatit te Ramës”, tha ai