Skulpturat e Michelangelo në Medici Chapel kishin filluar të dukeshin ndryshe, kështu që një ekip restauruesish të artit vendosën të përdorin disa baktere për të përmirësuar situatën. Mikrobet e specializuara pastruan ndotjen shekullore, duke i dhënë skulpturës një pamje të re.
Ekipi përzgjodhi një bakterie të specializuar për të “sulmuar” disa njolla në skulptura. Disa lloje bakteresh mund të lulëzojnë në ambiente të vështira, duke u adaptuar për t’u ushqyer me gjëra që mund t’I shkaktojnë probleme njerëzve. Ato mund të zbërthejnë madje dhe objektet ndotëse në komponentë të padëmshëm.
Në këtë rast, ekipi kërkoi për grupe bakteresh që do të ushqeheshin me njollat në skulpturë, pa e dëmtuar atë. Ata zbuluan disa tipe bakteresh që do të mund të funksiononin, dhe përdorën një xhel për t’i shpërndarë bakteret. Më pas filluan të shiheshin rezultatet: bakteret u ushqyen me njollat në statujë, e cila nuk ishte pastruar “kaq mirë” që nga 1537.
Për të parë këto rezultate mjafton të klikoni në pamjet e artikullit të The New York Times.
Kjo nuk është hera e parë që bakteret përdoren në shërbimin e pastrimit të artit. Për më tepër, Italia njihet për përdorimin e këtyre mikrobe si “punonjës” pastrimi.