Paraqitja, aroma dhe shija e një ushqimi të gatuar nuk mund të tregojnë praninë e Escherichia coli (E. coli), mikrobit që ndodhet edhe në sistemin tretës.
Përveç infeksioneve, ky bakter shkakton helmime ushqimore, diare dhe dhimbje të forta barku.
Deri në 95 përqind e infeksioneve urinare shkaktohen nga ky bakter.
Si Mund Të Infektoheni Nga Bakteri E.coli
Njeriu mund të infektohet prej tij që në kontaktin e parë me këtë bakter.
Mishi I Grirë
Mishi i grirë që vjen nga disa burime shtazore është një burim i mjaftueshëm i bakterit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse mishi nuk gatuhet mirë atëherë infeksioni është i pashmangshëm.
Qumështi I Papërpunuar
Qumështi jo i pasterizuar dhe i pa valuar përmban shumë baktere siç është edhe E.coli.
Bakteri mund të merret që në mjeljen e lopës ose deles.
Frutat Dhe Perimet
Frutat dhe perimet mund të ndoten nëse kanë rënë në kontakt me ujë të ndotur me E.coli.
Pije Dhe Ushqime Të Tjera
Këtë bakter mund ta merrni edhe nga lëngjet jo të pasterizuara të frutave, kosi dhe djathi i bërë nga qumështi i papërpunuar.
Uji
Uji i ndotur i pishinave, liqeneve ose pellgjeve që bie në kontakt me rrugët e frymëmarrjes mund të shkaktojë infeksion nga E.coli
Pajisjet E Kuzhinës
Njeriu mund ta ndosë vetë ushqimin në kuzhinën e tij duke përdorur pajisje me të cilat më parë është prekur mishi i pagatuar, siç është pula.
Si Të Mbroheni Nga Bakteri E.coli
Më poshtë do të gjeni të listuara nga AgroWeb.org, udhëzimet që mund të rrisin aftësitë mbrojtëse kundër këtij bakteri.
AgroWeb.org ju këshillon të lani sipërfaqet dhe pajisjet e kuzhinës me ujë të nxehtë.
Larja e duarve duhet bërë përpara dhe pas gatimit ose ngrënies së ushqimit.
Fërkojini perimet mirë dhe lajini me ujë të bollshëm dhe sodë buke.
Mishin mbajeni në një zonë të distancuar nga ushqimet e gatshme për konsum.
Ushqimet që prishen shpejt duhen futur menjëherë në frigorifer.
Shmangni lëngjet jo të pasterizuara të bulmetit.
Gatuani ushqimet në temperaturën e duhur.
Temperatura minimale e gatimit të mishit të viçit, derrit, qingjit duhet të jetë 70 gradë e sipër.
Ato duhen servirur të paktën 3 minuta pas gatimit.
Temperatura e gatimit të mishit të grirë duhet të jetë 70 gradë.
Mishi i shpendëve duhet gatuar minimalisht në një temperaturë prej 75 gradësh./AgroWeb.org