Humbja me Danimarkën sigurisht që nuk është pritur mirë nga Gareth Bale, kapiteni i Uellsit i cili foli në intervistën në fund të disfatës 4-0 me nordikët.
Teksa po fliste për paraqitjen dhe për humbjen, lojtari i Real Madridit bëri një panorama të sfidës ndërsa në fund u pyet nga gazetari nëse kjo ishte ndeshja e fundit dhe se a do të tërhiqej nga kombëtarja. Lojtari e kuptoi menjëherë dhe në fund u largua madje edhe me një veprim me dorë…
“Ndeshja nuk shkoi siç dëshironim, e nisëm mirë, por më pas inercia e lojës ndryshoi. Në pjesën e dytë u përpoqëm ta luanim takimin por bëmë gabime duke lënë shumë hapësira. Ta mbyllësh në këtë mënyrë, është një zhgënjim, djemtë janë sigurisht të zemëruar dhe të zhgënjyer që u eliminuan kështu. Ne kemi humbur një mundësi, por unë nuk mund ta fajësoj ekipin pasi dhanë gjithçka. Unë jam krenar për ta”.
Menjëherë pas këtyre fjalëve Bale pyetet nëse do të luajë më për Uellsin dhe ai e kuptoi menjëherë..më poshtë videoja e plotë e intervistës dhe e largimit të tij.
fax