Këto pamje i përkasin rrugës që lidh fshatin Balëz me fshatin Kozum. Ndër dekada këtu nuk është vënë dorë për të investuar në infrastrukturë. Banorët e fshatit thonë se kanë kërkuar vazhdimisht që të kryhet një investim në këtë rrugë që për ta është jetësore por deri më tani askush nuk ka vënë dorë dhe situata vijon e njejtë. Gjatë muajve të dimrit kur ka edhe reshje shiu rruga bëhet e pamundur për të kaluar.Banorët thonë se në rast se do të vijojë kjo gjendje ata do të bojkotojnë zgjedhjet lokale.
Përfaqësuesit e njësisë administrative pranojnë se rruga ka nevojë për investime por që ende nuk kanë një zgjidhje konkrete
Më e vështirë rruga bëhet për fëmijët dhe të moshuarit të cilët e kanë të pamundur të lëvizin lirshëm gjatë stinës së dimërit. Kjo rrugë iu shërben rreth 30 familjeve por që nga dita në ditë po iu vështirëson jetesën. Më herët ka qenë edhe koordinatori i bindjes demokratike për Elbasanin Erion Murataj i cili në mbështetje të këtyre banorëve ka përcjellë shqetësimin e tyre.