Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka se mazhoranca dhe opozita kanë dakordësinë e plotë për të ngritur Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR

Nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se çdo propozim tjetër që do të vijë nga opozita do të shqyrtohet në Komisionin e Posaçëm, ndërsa nuk pranoi të japë detaje.

“Kemi darkodësi të plotë për tu ngritur për Komisionin të Posacëm ku do të arsyetohet objekti i punës, përbërja apo çështje të tjera , 5% e punës është bërë. Këtë çështje do ta zgjidhim së shpejti, në mos brenda të enjtes, në seancat e tjera të Kuvendit të Shqipërisë. Në jemi duke diskutuar këtë çështje dhe kemi shprehur vullnetin e plotë për të ngritur këtë Komision të Posaçëm. Nuk është hetim ky është Komision i Posacëm i reformës zgjedhore. Nuk dua të hyj në detaje sepse kur bëhen publike vonohemi akoma edhe më shumë. Mendimi im është që Komisioni adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR, ky do të jetë objekt i punës, nëse komisionit do t’i jepen propozime të tjera nga opozita atëherë do të shqyrtohen. Unë besoj që ne do ta gjejmë zgjidhjen në këndvështrimin e mëparshëm”, tha fillimisht Balla.

Zgjatja e Vetingut? “Unë nuk dua të bëj debat për këtë çështje as deklarata që nuk ka nevojë Kuvendi për të vazhduar shërbimin, kjo është një çështje që i takon Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion për këtë çështje, Komisioni i Venecias e ka parashikuar në ditët e para të dhjetorit. Të çojmë përpara një nevojë të domosdoshme”, tha Balla.

“PS do të mbështetë paketën fiskale dhe buxhetin e 2022 është jo vetëm më i madh por edhe më i drejtë për mbështetjen e gjerë sociale”.

Ndërsa kur u pyet për mendimin kundër të ish-zv/kryeministrit Erion Braçe për paketën fiskale, Balla tha se me Erionin është një koleg i vjetër dhe nuk është habi që ai ndan mendimin ndryshe nga mazhoranca.

Erioni Braçe është kundër paketës fiskale? “Erioni është kolegu im i vjetër, nuk ka ndonjë gjë të keqe çdo njëri nga ne ka këndvështrimin e tij”, përfundoi Balla dhe u largua.