Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla, i ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha që të dorëzojë kasetën e maskrës së Kushës.
Sipas Ballës, pamjet filmike të kësaj masakre të poseduara nga Milaim B., i janë dorëzuar Lulzim Bashës në atë kohë punonjës i UMNIK.
Kjo kasetë e plotë nuk u publikua kurrë dhe mbetet mister pse Lulzim Basha nuk e vuri në dizpozicion të hetimeve për krimet serbe në Kosovë.
Postimi i Ballës:
Një ndër masakrat më të mëdha serbe ndaj popullit të Kosovës është ajo e Krushës. E vetmja kasetë filmike e plotë e kësaj masakre, sipas poseduesit të saj Milaim B. i ishte dorëzuar Lulezim Bashës, në atë kohë punonjës i UNMIK. Kjo kasetë e plotë nuk u publikua kurrë dhe mbetet mister pse Lulezim Basha nuk e vuri në dizpozicion të hetimeve për krimet serbe në Kosovë.
I bëj thirrje Lulezim Bashës që t’ia kthejë këtë provë të rëndësishme Kosovës dhe drejtësisë!
Marsi i vitit 1999 për krushjanët, ishte një ngjarje që do të mbahet përjetë në kujtesën e atyre që arritën të dalin të gjallë nga ajo masakër. Në natën e 24 marsit të vitit 1999, kur avionët e NATO-së filluan bombardimet mbi Serbinë, forcat pushtuese serbe në pamundësi për t’u përballur me forcat e NATO-së dhe UÇK-së, me mizori masakruan popullin e pambrojtur të Kosovës.
Ish-ministri i Jashtëm gjerman Joschka Fischer, bashkë me ish-Ministrin e Mbrojtjes Rudolph Scharping, me 23 qershor të vitit 1999 vizituan fshatin Krushë e Madhe. Joschka Fischer u shpreh: ”Kjo vizitë në Krushë të Madhe sërish më qartësoi se për çka kishim luftuar dhe se kishim vepruar drejt me vendimin, që Milosheviçin këtë herë ta konfrontonim ushtarakisht dhe me vendosmëri”.
Po ashtu edhe ish-ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Robin Cook, gjatë vizitës në Krushë më 24 qershor të vitit 1999 u shpreh: “Nuk do të mbyllim sytë para kësaj… kjo është e tmerrshme. Jam tepër i prekur dhe i emocionuar nga kjo… jemi duke i ndjekur ata që kanë instruktuar këto krime dhe fushatën sistematike të krimeve”.
Ende sot ende mbetet mister fati i të pagjeturve. Krushës i mungojnë dhe 65 persona, në mesin e tyre edhe intelektuali i përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, profesori Ukshin Hoti. Zbardhja e fatit të këtij veprimtari të madh të çështjes kombëtare, dhe shumë të pagjeturve të tjerë është sprovë e ndërgjegjes sonë politike e kombëtare.