Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në seancën e sotme plenare në Kuvend pas fjalës së Bashës u shpreh se buxheti i opozitës është dy herë më i madh se ai në kohën kur qeveriste Berisha duke iu referuar si personi që nuk rri dot as në fund të sallës.

Balla iu drejtua kryedemokratit duke i thënë se të vijë të hënën në foltoren e Kuvendit duke qenë se nuk ka të tjera ku të shkojë dhe të përgjigjet se pse shifrat e buxhetit janë dyfishuar.

Balla e përfundoi fjalën e tij duke iu drejtuar opozitës që të bëhen gati për vitin 2029 sepse sipas tij me këto zhvillime 2025 u ka ikur.

Balla: 
Qeveria prej nesër e në vazhdim do të ketë një sukses për bursat ndërkombëtare dhe më vjen keq që foltorja e Kuvendit transformohet në një model të shëmtuar për diskutime publike sepse fjala e parafolësit nuk kishte asnjë lidhje me to.

Një gjë është domethënëse, kur Basha dhe ai kolegu që tani e ka vendin në fund të sallës ishin në qeveri buxheti ishte 3.35 miliarde dollarë, sot 6.37 miliardë dollarë, dy herë më shumë se ju. Buxheti më I madh I historisë së këtij vendi, 1/3 e prodhimit të brendshëm bruto. Shifrat janë kokëfortë.

Kemi kohë me 15 e 16 për të diskutuar, por është buxheti më I madh që stabilizon rritjen ekonomike më të lartën në rajon dhe ta dish ti Lulzim Basha për ne rëndësi kanë shtresat në nevojë.

Ky buxhet do të përfundojë projektin e madh të rindërtimit të shtëpive të tërmetit.

Unë nuk dua të harxhoj më kohë nga koha e vyer e deputetëve, këtu do jemi pas një jave por të hënë tjetër Basha të marrë fjalën, në mungesë të foltoreve të tjera dhe të përgjigjet si ka mundësi që dikur kishte buxhet dy herë më të vogël?

Jemi nje qeveri që di ti ndajë shpenzimet dhe vazhdojnë diskutimet për paketën fiskale.

Nëse keni propozime konkrete bujrum. Ju nuk jeni as e majtë as e djathtë, bëhuni gati për 2029 se 2025 u ka ikur kështu sic e keni nisur”