Debati i Plotë:
Taulant Balla: Unë mendoj se nuk kanë vlerë shumë diskutimet për një çështje të tillë, ku të gjithë besoj biem dakord, kështu që unë propozoj të dalim direkt dhe në votim pa zhvilluar diskutime të tjera.
Berisha: Nuk mund të ndërpritet diksutimi i planifikuar nëse diskutantët nuk tërhqien. Propozime të tilla absurde duhet të marrin fund në këtë parlament, askush nuk ka të drejtë t’i imponojë deputetit që të mos diskutojë.
Alibeaj: Ne kemi rënë dakord që të kishim një numër diskutantësh dhe ka mbetur edhe zoti Leskaj i cili do të flasë dhe më pas nuk do ketë asnjë lloj problemi.
Tritan Shehu: Kjo do thotë se nuk paska parlamentarizëm në Shqipëri, kush qenkan këta që na vendoskan këtu se kush duhet të flasë dhe kush jo?
Mesila Doda: Nuk e di kush e ka marrë guximin të heqë emrat tanë nga lista e folësve.
Berisha del në foltoren e Kuvendit: Ky është një urdhër i atij që hoqi t-shirt dhe ia mbathi. Dhe pse ndodh kjo? Ju them unë (nxjerr videon e Ramës në Komisionin Hetimor).
Spaho: Përse më keni hequr fjalën? Unë dua të flas në mbështetje të Ukrainës. Nuk jam as anëtar i Vulës dhe i asnjë grupi tjetër parlamentar.