Deputeti socialist Taulant Balla ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kongresmenin amerikan David Balado. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social, Balla njoftoi se në takimin e zhvilluar ishte diskutuar për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shtuar se aktualisht marrëdhëniet ishin në nivelin më të shkëlqyer.
Postimi i Plotë nga deputeti dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla:
Takim me Congressman David G. Valadao SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Bashkëpunimi me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në dobi zhvillimeve demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të luftës kundër terrorizmit.