Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë qendrimit në Berlin zhvilloi një takim me Kryetarin e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren, Gabriela Heinrich.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE”, shkruan Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
📍Bundestag, Berlin – Takim me Kryetarin e Grupit të SPD @Rolf Mützenich dhe nënkryetaren @Gabriela Heinrich
Konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare