“Sot është një mbrëmje e vecantë në historinë e demokracisë shqiptare, moment kritik dhe moment kthese për historinë e Shqipër4isë. Të dashur bashkombas sot e kemi mbushur me mijëra këtë shesh por pranisë tuaj i bashkohen mijëra bashkombas shqiptarë. Juve sonte ju ka bashkuar një mision i madh por edhe fisnik i bështirë por i thjeshtë për ta marrë përsipër. Dalja zot e vendit tuaj dhe familjes tuan. Ju sonte në këtë shesh dhe në këtë beteje që do të nisni, dju ka bashkuar misioni për të luftuar tradhtinë. Të dashur miq prej 8 vitesh një qeverisje e mbrapshtë nuk ka punuar asnjë ditë për këtë vend por vetëm për xhepin e saj dhe për armiqtë e shqipërisë, prej 8 vitesh hajdutëria, vjedhja skandalet na kanë imponuar ti kthejmë në përditshmëri duke zhgërë institucuoinet dhe duke vendosur në gjumë opozitën. Afera e inceratorëve është një pjesë e vogël e hajdutërisë së qeverisë. Kujt ja merr mendja që të ndodhin vjedhje të tilla në sy të ligjit dhe askush nuk përgjigjet. Ku e gjen kurjon hajnia tek mungesa e frikës ndaj ligjit hajnia është motër e vlla me tradhtinë e gjeti dhe u bënë bashkë. Ne jemi këtu për të protestuar kundër padrejtësive që po i bëhen kombit shqiptar. Ky shekull do të jetë shekulli i shqiptarëve. Ne kurrë nuk kemi qenë kundër bashykëpunimit por promotorë të marrëveshjes dhe bashkëjetesës. Nuk pranojmë regjimin serb në rajon që sjell destabilitetin. Ballkani i Hapur është projekti anti evropian, një projekt që kërkon të fusë faktorët anti europpian në rajonin tonë. Hajnia u bë bashkë me tradhtinë dhe cfarë bënë? Asgjesuan gjithçka dhe institucionet edhe opozitën , PD a mund ta marrin peng aleatët e tradhtisë, ata mund të marrin peng një njeri por kurrë një popull të tërë dhe komb të tërë që ka mbetur në këmbë. Zoti ju dhëntë forcë në këtë betejë të madhe”, Nishani.
Home AKTUALITET POLITIKË “Ballkani i Hapur është projekt anti-europian”, Nishani shigjeton dyshen Rama-Basha: Hajnia dhe...