Presidenti Aleksander Vuçiç, gjatë fjalës së tij në samitin e “Ballkanit të Hapur” ka propozuar që takimi i radhës të zhvillohet në Serbi.

Vuçiç gjithashtu i bëri thirrje edhe Kosovës që të marrë pjesë në këtë samit duke i thënë se janë të mirëseardhur në Serbi.

Me esencë dhe thelbin e saj ti përparojmë marrëdhëniet tona. Eshtë me rëndësi që të formë grupe punuese, për takimin e ardhshem për të cilin propozoj që të mbahet në Serbinë jugore diku. Para samitit të madh që e kemi dhe manifestimit të panaireve para verës, porpozoj që të formohet grupe pune për të tejkaluar vështirësitë e furnizimit me ushqim, në fushën energjitike, si të ndihmojmë njëri-tjetrin si ti mbijetojmë dimrit.

 Këto janë të rëndësishme për tre vendet tona, por jo vetëm, edhe për vendet e rajonit të cilët janë të mriëseardhur. Nëse dëshirojnë të marrin pjesë në punime edhe përfaqësuesit e Bosnje dhe Hercegovinës, Prishtinës, Malit të zi dhe kështu më rradhë”, tha Vuçiç.