Gjykata Kushtetuese, pas disa orësh dëgjesë publike të kërkesave të Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës dhe SPAK është tërhequr për vendim për lënin ose jo në detyrën e ministres së Infrastrukturës apo zv.kryeministres Belinda Balluku.

Duke u qëndruar kërkesave të paraqitura në seancë, Kryeministria dhe Kuvendi kërkuan nga Kushtetuesja të pranojnë kërkesën e tyre, për rrëzimin e vendimit të SPAK për pezullim nga detyra.

Por duke u qëndruar vendimit të tyre, SPAK nga ana tjetër ka kërkuar që kërkesa e Kryeministrisë të rrëzohet dhe pezullimi i Ballukut të mbetet në fuqi.

Qëndrim neutral mbajti Presidenca, duke thënë se do mbështesë çdo vendim të marrë nga Gjykata Kushtetuese.

“Ky është një debat kushtetues dhe jo penal. Ne mbështesim Kushtetuesen cila do qoftë vendimi”, tha përfaqësuesja e Presidencës./vizionplus.tv