“Te zyra e Gysit  është Epstein”, kështu u shpreh gazetari Basir Çollaku gjatë një intervistë në emisionin “Studio24”, në News24.

Gjatë intervistës, Çollaku nënvizoi se grupet kriminale në Shqipëri janë të lidhur me politikën.

“Nuk ka grup kriminal të palidhur me politikën në Shqipëri. Dhe kjo ortakëri financiare është e dukshme. Jemi në një situatë të vështirë të drejtësisë dhe presioni shkohet tek ata dhe ndaj është momenti që ata duhet mbështetur”, u shpreh ai.

Po ashtu shtoi se lufta me mafien nuk është e thjeshtë… “Në Shqipëri paratë nuk pastrohen pa mbështetje. Njerëzit që kanë firmosur janë qeveritarë është kryeministri i vendit. Njeriu i sanksionuar nga SHBA, Sinaloa shkoi në zyrën e kryeministrit. Kjo përfshirje e kryeministrit nga vepra të rënda është e dukshme. E gjithë kjo hartë penale që sulmon Shqipërinë edhe përballja apo në gjitha përgjimet dalin deputetë, ministra. Deklarimet e zotit Dumani e kanë konfirmuar, kemi edhe policisë, edhe kryetar bashkie. Po mirë ky zotëria a di gjë apo ajo? Kemi dy dosje që janë organizatë kriminale me adresë godinën e Këshillit të Ministrave, epror kryeministrin e vendit, e Ballukut dhe AKSHI…Këshilli i rregullore mandateve nuk ka lidhje me Gjykatës Kushtetuese…Pra ka një rregullore për t’u zbatuar. Por Balluku ka materiale shatanzhuese për kryeministrin e vendit dhe e detyron të sillet sic do ajo. Te zyra e bllokut  te Gysi do thoja që kemi zyrën e Epstein shqiptar. Aty kanë qarkulluar me orgjira, me porosira me vendime. A kanë shkuar prokuror atje, ministra, deputetë? Sigurisht që po. Çfarë është bërë? Janë marrë vendime të paligjshme.