Në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, zv. kryeministra dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se tashmë ka kaluar fondi për panelet diellore.

Sipas saj, nga 1 tetori janë nisure procedurat për garën e prodhimit dhe instalimit të këtyre paneleve nga kompanitë private.

Ajo shtoi se në datë 1 nëntor 2023 kjo nisëm do të jetë e gatshme edhe për aplikim nga abonentët familjarë që t’i instalojnë këto panele.

Balluku: Sot ka kaluar fondi për nismën që kemi lancuar. Duke nisur nga 1 tetori agjencia e efiçensës së energjisë ka hapur garën për gjitha kompanitë e prodhimit dhe instalimit të paneleve diellore dhe do të jenë 2000 njësi. NNdërsa për qytetarët do të hapen gara në 1 nëntor për këto njësi të energjisë për ngrohjen e ujit.

Sipas të dhënave tona, 20% e faturës së energjisë elektrike të familjarëve shkon për ngrohjen e ujit. Ne shpresojmë që këtë proces ta ezaurojmë deri në fund të këtij viti dhe të nisim një fazë tjetër dhe synimi është që brenda 2023 të kemi mbi 20 mijë njësi të vendosura për ngrohjen e ujit për të ulur kostot për ngrohjen e ujit.