Ministrja Belinda Balluku tha për Top Channel se është e kënaqur me rezultatin e arritur deri më tani.

Balluku: Jemi të kënaqur , është një rezultat i jashtëzakonshëm. Fakti që kemi akoma mundësi për të pas më shumë vota është gjë e mirë për ne.
Ne punojmë në projeksione, e kishim parashikuar si rezultat, por nuk mendoja të ishim kaq të saktë në Kombinat.

Është ditë feste, por nuk kemi mbaruar punë, po vijojmë me kandidatët.
kemi dhe shumë punë që na presin.

Unë shpresoj të rrimë në Tiranë tek 19 mandate, se kemi punuar shumë, por edhe 18 është nr i shkëlqyer.
Rama e ka marrë mandatin në Durrës, jemi të sigurt

Top Channel