Ish-presidenti Bamir Topi ka folur pas takimit me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj.

Topi past takimit tha se takimi ishte miqësor dhe se pa se Begaj kishte premisa për një presidencë dinjitoze në këto 5 vite.

Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisat për një presidencë dinjitoze në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike” tha Topi për “report tv”.

Kujtojmë që Begaj zhvilloi takim me ish-presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi. Takim që zgjati rreth 90 minuta.