Qytetet bregdetare janë ato që kanë numrin më të madh të banesave të pabanuara. Ndër to Durrësi rezulton në vendin e parë sa i përket shtëpive, qoftë ato individuale apo dhe ato në pallate me 91 mijë e 378 të numëruara gjatë Censusit të shtatorit të shkuar.

Në analizën e të dhënave rezulton se janë 44 mijë e 595 të pabanuara ku 26106 janë apartamente në pallate. Megjithatë nuk është e qartë nëse në regjistrim janë konsideruar si banesa të dyta apo thjesht në faktin se nuk ka pasur njeri.

Në Vlorë janë 63 mijë e 428 shtëpi ku po ashtu më shumë se 50 për qind janë bosh me konkretisht 33561 të tilla. Prej tyre 22 mijë e 852 janë apartamente në ndërtesa shumë katëshe

Saranda e mbipopulluar në sezonin veror numëron 20790 banesa nga të cilat 12919 janë të pabanuara ku 10 254 janë në pallate.

Më në jug Himara regjistron 7292 banesa ku më shumë se gjysma ose 4173  janë të pabanuara prej të cilave vetëm 1083 në pallate e të tjerat janë shtëpi private.

Në Shkodër ku frekuentimi në liqen është I lartë, por edhe Velipoja në sezonin veror janë 46 230 banesa por në vetëm 14632 janë të pabanuara dhe 5391 janë në pallate

Edhe në Lezhë janë evidentuar 25 193 banesa nga ku 9643 të pabanuara prej të cilave 4735 në pallate.