Emigracioni mund të ndihmojë në zbutjen e varfërisë përmes remitancave duke i bërë sistemet e pagesave edhe më të rëndësishme dhe mbi të gjitha duke kontribuar pozitivisht në ekonomi. Kjo është një nga gjetjet e raportit më të fundit të Bankës Botërore për Ekonominë e Ballkanit Perëndimor, ku në fokus të tij është edhe ekonomia e Shqipërisë.
Më tej Banka Botërore nënvizon se më shumë se 70% e emigrantëve sjellin të ardhura në familjet e tyre në Shqipëri duke bërë që në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto remitancat variojnë deri në 4.4%.
Gjithashtu në raportin e Bankës Botërore nënvizohet se emigracioni mund të ndihmojë në rritjen e punësimit dhe njëkohësisht rritje e eksporteve në vendet e origjinës. Në fokus të këtij institucioni financiar ndërkombëtar është edhe rikthimi i emigrantëve gjatë 22 viteve të fundit në vend të cilët kanë investuar me hapjen e bizneseve apo kompanive të ndryshme. Siç evidentohet në raportin e Bankës Botërore përgjatë viteve 2001-2011 janë kthyer mbi 140 mije emigrantë, ndërsa nga viti 2011-2023 edhe 108 mije emigrante të tjerë.
Shqiptarët e kthyer në atdhe ndihmuan drejpërdrejt në rritjen e të punësuarve në vend, por dhe rriti pagat dhe konkurrencën njëkohësisht.
Banka Botërore thekson se Diaspora shqiptare mund të kanalizojë kursimet ndërkombëtare, të transferojë njohuri dhe teknologji të reja, duke lidhur njëkohësisht ekonominë tonë me rrjetet globale të biznesit.
Në vlerësimin e fundit për vendet e Ballkanit, sipas Bankës Botërore ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3% brenda këtij viti, e ndikuar kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi.
Klan News