Banka shpjegoi se Bitcoin dhe transaksionet e tjera të monedhave virtuale kanë çrregulluar rendin ekonomik dhe financiar, duke kontribuar në një rritje të pastrimit të parave, investimit ilegal, mashtrimeve, skemave piramidale dhe aktiviteteve të tjera kriminale.
Tashmë që transaksionet e monedhave virtuale konsiderohen si aktivitet financiar kriminal, shteti ka si qëllim të ulë vëmendjen e madhe që kanë tërhequr këto monedha, uljen e aktiviteteve kriminale dhe mbrojtjen e qytetarëve sipas ligjit.
Deklarata e ditës së premte vjen si një pikë kulminante e një beteje të gjatë kundër kriptomonedhave në këtë shtet, ku qeveria kineze filloi të shpërndante paralajmërime mbi minimin dhe shkëmbimin e këtyre monedhave në maj. Në muajin qershor, qeveria kërkoi nga institucionet financiare të ndalonte pranimin e transaksioneve financiare në monedhën virtuale.
Bloomberg raporton se një nga arsyet kryesore për këto sulme të qeverisë kineze ndaj kriptomonedhave është sasia e energjisë që shpenzohet për të gjetur monedha të reja. Aktualisht Kina është në mes të një krize energjitike që ka prekur shumë industri të tjera.
Si rezultat i këtij vendimi, vlerat e kriptomonedhave në treg pësuan një rënie të thellë.