Banorët e lagjes 5 Maji në qytetin e Elbasanit kanë protestuar gjatë ditës së sotme për shkak të mungesës së barrierave mbrojtëse në anë të rrugës. Banorët kryesisht të komunitetit rom të cilët jetojnë në këtë zonë kanë protestuar një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një automjet përplasi një fëmijë 4-vjeç ditën e djeshme.
Ata shprehen se aksidentet e ndodhura në këtë lagje janë të shpeshta për shkak se rruga nuk ka asnjë barrier sigurie. Pavarësisht kërkësave të tyre të vazhdueshme deri më tani në zonë nuk ka asnjë ndërhyrje ndërsa fëmija I aksidentuar ditën e djeshme është transportuar në spitalin ushtarak të Tiranës për shkak se gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Ky aks është vazhdimisht I ngarkuar sa I takon lëvizjes së automjeteve për shkak se aty ndodhet edhe drejtoria e shërbimit të transportit rrugor./EGNATIA NEWS