Prej pesë ditësh, banorët e lagjeve “Aqif Pasha” dhe “Partizani” në Elbasan po përballen me mungesë totale të ujit të pijshëm në pallate.
Ndërsa premtimet për furnizim 24 orë janë përsëritur prej 3 vitesh, situata në terren është krejt ndryshe, uji arrin vetëm në katin e parë, ndërsa pjesa tjetër e banorëve detyrohen që të mbushin ujë me kova e legenë te komshinjtë ose jetojnë pa kushte higjienike.
Banorët kërkojnë zgjidhje nga bashkia Elbasan duke theksuar se jeta e përditshme po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Ata kujtojnë se Shqipëria 2030 drejt BE nuk mund të arrihet me qytete pa ujë.
“Pershendetje JOQ Albania! Kjo eshte situata Elbasani 2030…prej 5 ditesh ne lagjet Aqif Pasha dhe Partizani nuk vjen uji ne pallate. Po mbushim uje neper komshi me kova dhe legena, se vetem kati i 1 ka uje ne te tjeret po lahemi me djersen tone…postojeni ta marin vesh dhe keto qe premtuan uje 24 ore prej 3 vjetesh”, shkruan qytetari.
