Prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Probat në njës. Adm Gjinar i kanë bërë vetëm një kërkesë bashkisë Elbasan dhe ajo lidhet me investimin në të vetmen rrugë që ka fshati. Këta banorë thonë se kanë mbi 3 dekada që presin që rruga e tyre që për ta është jetësore të rregullohet. Shirat e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar situatën dhe rruga e vetme e fshatit është thuajse e pakalueshme. Për ta është kthyer në mankth kalimi në të. Si pasojë e rrugës së keqe makinat në këtë fshat dëmtohen vazhdimisht duke iu shkaktuar dëme ekonomike banorëve.
Të lodhur nga premtimet boshe dhëna nga deputetët e Elbasanit që duken në këtë zonë vetëm për fushatë elektorale si dhe nga drejtuesit vendor që ndër vite nuk kanë bërë asgjë banorët i janë drejtuar me një peticion kryetari të PSD Elbasan, Erion Murataj i cili menjëherë pas marrjes së njoftimit ka inspektuar nga terreni rrugën duke iu premtuar banorëve se kërkesa e tyre do të diskutohet në mbledhjen e këshillit bashkiak.